Qira · Vilë

Vile moderne per qera ne Tuscany Villas 2

3.500 EUR

Tiranë

270.00 m²Sipërfaqja

Përshkrimi

Ofrohet për qira një vilë luksoze e pozicionuar në një nga rezidencat më të reja dhe elitare, e ndërtuar në vitin 2023. Rezidenca ofron kushte optimale jetese me hapësira të përbashkëta të gjelbra, pishinë të brendshme dhe të jashtme, fushë tenisi si dhe mini palestër në funksion të banorëve.Vila ka një sipërfaqe të brendshme prej 270 m² dhe një oborr privat prej 350 m², duke ofruar hapësirë dhe komoditet maksimal. Organizohet në 2 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë, me shpërndarje funksionale dhe moderne:• Kati përdhe: sallon i bollshëm ndenjeje, kënd gatimi dhe ngrënieje, si dhe një tualet• Kati i dytë: 3 dhoma gjumi, 2 tualete dhe një ballkon• Kati nëntokë: ambient ndenjeje, 2 garderoba, depo, dhomë teknike dhe tualetProna është e kuruar në çdo detaj, me investim cilësor dhe standarde bashkëkohore, duke garantuar rehati dhe funksionalitet maksimal.Pozicioni i favorshëm brenda rezidencës mundëson ndriçim natyral dhe diell gjatë gjithë ditës, duke krijuar një ambient të ngrohtë dhe mikpritës.ID : EAST135483

9 shikime · Publikuar më 20/07/2026

Shpallje të ngjashme