Vile me qera ne Rrugen Jordan Misja (ID 4251370)
1.300 EUR
Tiranë
Përshkrimi
ID : 4251370,Tirane, jepet me qera Vile 3 Katshe, 164 m² secili kat, 492 m² ne total.Vila private është e organizuar në tre kate, duke ofruar një hapësirë të gjerë dhe funksionale. Kati zero përfshin një garazh të bollshëm dhe një magazinë, që ofron mundësi shtesë për ruajtje. Kati i parë dhe i dytë janë të organizuara në formën e një dupleksi, duke ofruar një ndarje komode të hapësirave.Kati i parë përmban një sallon të madh dhe modern, të ndriçuar natyralisht dhe me akses të drejtpërdrejtë në ballkon. Pjesa e gatimit është e veçuar, e pajisur me pajisje moderne dhe sistem kondicionimi, duke ofruar një ambient të përshtatshëm për gatim dhe relaks. Po ashtu, kati i parë disponon një banjo dhe një dhomë ndenje të pajisur me kondicioner, për komoditet të shtuar.Në katin e dytë ndodhen tre dhoma gjumi të kompletuara, ku dhoma matrimoniale është e pajisur me një tualet privat. Ky kat gjithashtu përfshin një banjo tjetër, e ndriçuar natyralisht, që shton funksionalitetin dhe ndihmon në krijimin e një atmosfere të freskët dhe komode. Po ashtu, ndodhet një lavanderi, e cila siguron kushte optimale për kujdesin e rrobave.Kati i tretë është i dedikuar për një ballkon të bollshëm, që ofron hapësirë të mjaftueshme për relaksim dhe shijimin e pamjeve.Vila ndodhet në zemër të Tiranës, në një lokacion strategjik që ofron akses të shpejtë në Bulevardin e Ri, duke e lidhur kështu me pikat kyçe të qytetit. Po ashtu, pozita e saj siguron afërsi me të gjitha facilitetet e nevojshme për një jetesë të rehatshme.Jepet me qera 1350 Euro
7 shikime · Publikuar më 21/07/2026
Shpallje të ngjashme
Qira
5.000 EUR
🏡 JEPET ME QIRA VILË – Green Valley Liqeni i Thate
Anxhelo Danglli
Qira
5.000 EUR
JEPET ME QIRA VILË – Green Valley Residence, Liqeni i Thatë
Anxhelo Danglli
Qira
5.000 EUR
JEPET VILE 3 KATE ME QERA TE KOMUNA E PARISIT 5.000 EURO
VERO HOME REAL ESTATE
Qira
4.000 EUR
Vile Me Qera ne Allias (ID BV22661) Tirane
Bela Real Estate




