Shitje · Vilë

Vilë luksoze me pamje panoramike nga Liqeni i Farkës

3.500 EUR

Tiranë

400.00 m²Sipërfaqja
-1 Kati

Përshkrimi

Kjo vilë ekskluzive 4-katëshe me sipërfaqe totale 400 m² ofron një eksperiencë të rrallë jetese dhe pushimi, me pamje mahnitëse nga Liqeni i Farkës dhe hapësira të bollshme të projektuara për komoditet maksimal.E ndodhur në një rezidencë të administruar, prona përfiton nga shërbim mirëmbajtjeje i vazhdueshëm i hapësirave të përbashkëta dhe gjelbërimit, si dhe siguri me roje, duke garantuar privatësi dhe qetësi të plotë.E vendosur në një truall me oborr të gjelbëruar prej 200 m², vila përfshin verandë të dedikuar, zonë BBQ të kompletuar me furrë druri dhe gaz, ideale për relaks dhe argëtim në ambient të hapur.Organizimi i brendshëm:* 2 suita dhe 2 dhoma gjumi* 2 dhoma ndenjeje të bollshme* Kuzhinë e veçantë e pajisur plotësisht* 5 banjo funksionale dhe moderne* 3 depo për hapësirë shtesë magazinimiTeknologji & komoditet:* Sistem ngrohje/ftohje me chiller (2 njësi) për performancë optimale* Panele diellore 10 kWh për eficiencë dhe kursim energjie* 2 poste parkimi me karikim për makina elektrikeOrganizimi sipas kateve:* Kati -1:Ambient ndenjeje i bollshëm, lavanderi, një banjo, kuzhinë e madhe dhe dalje në verandë.* Kati 0:Dhomë ndenjeje e organizuar në dy ambiente (zona TV dhe zona e oxhakut), ballkon me pamje nga liqeni dhe një banjo e madhe me ajrosje natyrale.* Kati 1:Një suitë me banjo private dhe ballkon me pamje nga liqeni, plus 2 dhoma gjumi dhe një banjo e përbashkët.* Kati 2:Një suitë e ndarë në dy ambiente me banjo, si dhe një verandë spektakolare prej 45 m² me pamje panoramike nga Liqeni i Farkës.ID : expert139275

8 shikime · Publikuar më 20/07/2026

Shpallje të ngjashme