Shitje · Vilë

SHITET VILË NË REZIDENCËN "OLIVE GROVE", MULLET!!

550.000 EUR

Tiranë

3000.00 m²Sipërfaqja

Përshkrimi

Rezidenca Olive Grove ka një vendodhje shumë të mirë, përballë me kalanë e Petrelës, ofron dritë gjithë ditën duke marrë parasysh orientimin nga jugu, dhe vetëm 1.8 KM nga TEG dhe 8 KM nga qendra e Tiranes.Panorama të lë pa fjalë, kodra të gjelbëruara, ajri i pastër, privatësia dhe qetësia që ofron zona.Zona është lehtësisht e aksesueshme me autostradën Tiranë – Elbasan dhe nga disa rrugë të cilat janë të asfaltuara plotësisht dhe të ndriçuara.Rezidenca Olive Grove ofron infrastrukturë moderne, siguri dhe mirëmbajtje 24 orë, sistem kamerash CCTV, sipërfaqe rekreative rreth 3000 m2 ku do të përfshihet hapësirë e gjelbëruar, kënd lodrash për fëmijë, një fushë sporti multifunksionale, bar/kafe, shërbime tregtare që do ti përshtaten kërkesave të banorëve, palestër, një minibus për lëvizjet drejt Tiranes, jetesë në komunitet etj.Vila ofron cilësi të lartë ndërtimi, fasadë të ventiluar, dritare me përmasa të mëdha xhami që ofrojnë ndricim natyral dhe pamje panoramike, kopshti i gjelbëruar, rifinitura te brendshme cilesore, sistem kondicionimi dhe oxhak me dru.Vilë 3-katëshe në shitje ne vije te pare te KompleksitSipërfaqe Trualli 214.3 m2 / Siperfaqe Ndertimi 202.4 m2 / Garazh I mbyllur 18.2 m2Orientim jug-lindje-perëndim.Kati përdhe i cili ka akses direkt në oborr organizohet nga ambient ndenje + gatim + ngrënie dhe tualeti.Kati i pare organizohet nga 2 dhoma gjumi me ballkon dhe tualeti.Kati i dytë organizohet nga dhomë matrimoniale + garderobë + tualeti dhe verandë e madhe.Vila ndodhet ne vijen e pare te kompleksit gje qe mundeson pamje te lire kodrave te gjelberuara te Petreles.Vila shitet totalisht e mobiluar.Çmimi përfshin dhe një post parkimi.Me çertifikatë pronësie.ID : NEXT141077

9 shikime · Publikuar më 20/07/2026

Shpallje të ngjashme