Shitje · Apartament

Shitet resort unik pranë TEG-ut – Investim premium në zemër

3.500.000 EUR

Tiranë

0.00 m²Sipërfaqja

Përshkrimi

Shitet një resort unik, i ndërtuar në stil tradicional dhe antik, i pozicionuar vetëm 5 km nga TEG-u, përgjatë autostradës Tiranë–Elbasan. Me një vendndodhje strategjike, akses të shpejtë me qytetin e Tiranës dhe një ambient të qetë mes gjelbërimit, kjo pronë përfaqëson një mundësi të rrallë investimi në sektorin e hotelerisë, turizmit dhe organizimit të eventeve.Resorti shtrihet në një sipërfaqe prej 15,000 m² dhe përfshin:Hotel me 8 dhoma të mobiluara dhe të pajisura për akomodim, si dhe 8 tualete.5 vileta duplex të ndërtuara në stil antik, të organizuara me sallon dhe oxhak në katin përdhe, ndërsa dhoma e gjumit ndodhet në katin e parë, duke ofruar privatësi, komoditet dhe një atmosferë autentike.Bar & Restorant funksional, me ambiente të brendshme dhe të jashtme, i përshtatshëm për organizimin e eventeve familjare, dasmave, festave private dhe aktiviteteve të biznesit.Hapësira të gjelbëruara dhe ambiente relaksuese, të projektuara për të krijuar një eksperiencë unike për vizitorët.Arkitektura karakteristike, ndërtimi me materiale natyrore dhe kombinimi i elementeve tradicionale me komoditetin modern i japin resortit një identitet të veçantë dhe një vlerë të lartë në treg. Prona është e përshtatshme për funksionim gjatë gjithë vitit, me potencial të lartë për akomodimin e turistëve vendas dhe të huaj, zhvillimin e eventeve, si dhe zgjerimin e mëtejshëm të aktivitetit në sektorin e turizmit. Çmimi i shitjes: 3,500,000 €. Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, na kontaktoni në: 069 626 5555 / 069 202 1009

8 shikime · Publikuar më 21/07/2026

Shpallje të ngjashme