Vendita · Villa

VILË ELITARE PËR SHITJE – TURQUOISE MARINA, GJIRI I LALZIT

800.000 EUR

Durrës

0.00 m²Superficie

Descrizione

Century 21 Albania prezanton një vilë ekskluzive në një nga resortet rezidenciale më prestigjioze në Shqipëri, Turquoise Marina, Hamallaj, me pamje të mrekullueshme nga marina dhe një koncept modern jetese që ndërthur luksin, privatësinë dhe natyrën. Kjo pronë është zgjedhja ideale si për banim gjatë gjithë vitit, ashtu edhe për investim afatgjatë në një zonë me potencial të lartë zhvillimi. Të dhënat e pronës: Sipërfaqe fizike: 255 m², Sipërfaqe verande: 35.70 m², Sipërfaqe oborri: 191.81 m², Pamje direkte nga Marina, Arkitekturë moderne dhe standarde premium ndërtimi. Vila është projektuar për të ofruar komoditet maksimal, me ambiente të bollshme, ndriçim natyral gjatë gjithë ditës dhe veranda që krijojnë një lidhje të përkryer mes hapësirave të brendshme dhe oborrit privat. Pse të zgjidhni Turquoise Marina? Turquoise Marina është një nga projektet rezidenciale dhe turistike më ambicioze në Shqipëri dhe rajon, i shtrirë në rreth 350,000 m², me një marinë moderne dhe infrastrukturë bashkëkohore. Kompleksi është konceptuar për të ofruar një stil jetese resort gjatë gjithë vitit, duke kombinuar sigurinë, luksin dhe natyrën. Facilitete të kompleksit: Marinë moderne për ankorimin e mjeteve lundruese, Plazh privat, Pishina dhe Aquapark, Bare dhe restorante, Terrene sportive dhe ambiente rekreative, Korsi biçikletash dhe shëtitore, Hapësira të gjelbëruara, Siguri 24/7 me sistem të dixhitalizuar, Parkim i dedikuar për rezidentët, Infrastrukturë moderne dhe administrim profesional i kompleksit. Pozicionuar në Hamallaj, pranë Gjirit të Lalëzit, kompleksi ndodhet vetëm pak minuta nga bregdeti dhe ofron akses të shpejtë me Tiranën, Aeroportin Ndërkombëtar 'Nënë Tereza' dhe qytetin e Durrësit, duke e bërë një destinacion ideal për banim ose investim. Nëse jeni në kërkim të një vile që ofron elegancë, privatësi, pamje unike nga marina dhe një standard të lartë jetese, kjo pronë përfaqëson një mundësi të rrallë në treg.

7 visualizzazioni · Pubblicato il 21/07/2026

Annunci simili