Vendita · Villa

Vilë 2-katëshe në shitje, Mullet

830.000 EUR

Tiranë

314.40 m²Superficie
-1 Piano

Descrizione

Vila ndodhet tek Gaia residence, në Mullet. Informacion i përgjithshëm: Strukture 2-katëshe + 1 kat në -1. Sipërfaqe ndërtim 314.4 m2. Sipërfaqe parcelë 397.48 m2. Organizimi: Kati -1 109.77 m2: ambient ndenje+dhome teknike+tualet+lavanderi. Kati 0, 102 m2: ambient ndenje+tualet. Kati 1, 1852.2 m2: 3 dhoma gjumi + 2 tualete + ballkon (16.6 m2). Te dhëna të tjera: Vila disponon ashensor. Rezidencë e përbërë nga 13 vila mes gjelbërimit natyral të zonës dhe stilit unik minimalist të arkitektit të njohur Fran Silvestre. E pozicionuar nga jug-lindja, rezidenca përfiton ndriçim optimal gjatë gjithë ditës. Gaia është një kompleks ndërtesash bashkëkohore si në aspektin e stilit arkitektonik, ashtu edhe në atë të materialeve dhe rifiniturave të njëstandards të lartë. Vilat kanë hyrje dhe oborr të veçantë, pamje të mrekullueshme dhe vend parkimi për dy makina. Sipas dëshirës mund të ketë edhe pishinë personale. Ndodhet vetëm 10 minuta larg qytetit të Tiranës dhe 7 minuta me biçikletë nga “Equos Resort” dhe qendra tregtare TEG. Vilat do të kenë një strukturë përforcuese prej betoni të armatosur dhe themele në formë pllakash, me elementë që mbajnë kolonat dhe pllaka me diafragma dhe monolite të ndriçuara me strukturë e qëndrueshmëri të lartë, të llogaritura për një rezistencë ndaj dukurive sizmike në përputhje me Eurocod 8. Për më shumë informacion dhe një vizitë në pronë na kontaktoni! ID e pronës: 72513

8 visualizzazioni · Pubblicato il 21/07/2026

Annunci simili