Jepet me qera villa 3 kateshe pranë Teg (ID 4251327)
3.000 EUR
Tiranë
Descrizione
ID e pronës: 4251327, në Green Garden Residence pranë qendrës TEG, jepet me qera vilë moderne 3 kateshe, e mobiluar plotësisht, me sipërfaqe tokë 850 m² dhe sipërfaqe ndërtimi 250 m². Vila është përfunduar në vitin 2021, plotësisht e re dhe e papërdorur si pronë. Ofron punime shumë cilësore, me izolim termik dopio (polisterol në mes, mure tullë dopio, plus kapote), hidroizolim dhe pllaka në tarrace. E mobiluar me pajisje elektroshtepiake dhe mobilje shumë cilësore. Të gjitha punimet janë shumë të mira dhe me marka të cilësisë së lartë, dhe ka sistem kondicionimi qendror të vendosur në dysheme. Oborri është me sistem vaditje-kullim, sistem ndriçimi dhe mirëmbetet me bacevan. Ka impiante elektrike dhe hidraulike të cilësisë së parë, si dhe sistemin më të fundit të kamerave, 7 copë, dhe sistem alarmi lazer që është i lidhur me një polici private. Vila është e pabanuar më parë. Kati i parë përbëhet nga ambienti i ndenjes, kuzhinë dhe ambient ngrënie, verande, korridor, depo, lavanderi dhe banjo. Kati i dytë përbëhet nga tre dhoma gjumi, dy të mobiluara shumë mirë dhe një që mund të mobilohet sipas dëshirës, ballkon dhe banjo. Kati i tretë përbëhet nga një dhomë matrimoniale me paradhomë, banjo dhe verande. Vila me qira, e cila ndodhet në kodrinat e gjelberuara të Bërzhites, vetëm 15 minuta larg nga qendra e Tiranës. Pozicionohet në mes të gjelbërimit, ajrit të pastër dhe freskisë që ofron dhe afërsia me lumin Erzen. Me akses direkt në autostradën Tiranë-Elbasan dhe me zonat përreth kryeqytetit, dhe vetëm 5 minuta nga qendra tregtare TEG. Një nga zonat më të preferuara për të jetuar, por edhe për të shijuar qetësinë, pasi ndodhet larg zhurmës dhe kaosit urban. Vila disponon parkim për 4 makina. Jepet me qera 3000 euro neto.
3 visualizzazioni · Pubblicato il 21/07/2026
Annunci simili
Affitto
4.000 EUR
VILE ME QERA 4 KATE 600 M2 XHAMLLIK 4.000 EURO FH-67329
Felizhome.al
Affitto
4.000 EUR
VILE ME QERA 420 M2 MYSLYM SHYRI 4.000 EURO FH-67364
Felizhome.al
Affitto
150.000 ALL
VILE ME QERA 4 KATE PORCELAN 150.000 LEKE FH-67444
Felizhome.al
Affitto
2.500 EUR
JEPET VILE ME QERA TE KODRA E DIELLIT 2, 2.500 EURO
VERO HOME REAL ESTATE




