Vendita · Appartamento

Apartament 1+1 i Super Investuar, 250 metra nga Deti, Golem

70.000 EUR

Durrës

37.00 m²Superficie
2Camere

Descrizione

Ju prezantojmë për shitje një apartament 1+1 totalisht të investuar, i pozicionuar në zonën e Golemit, në rrugën e Gjuzeve, vetëm 250 metra larg vijës bregdetare. Pronë ndodhet në katin përdhe të një pallati 5-katësh dhe organizohet në ambient ndenjeje së bashku me kendin e gatimit, një dhomë gjumi dhe tualet. Apartamenti ka një sipërfaqe të brendshme prej 37 m2 dhe 40 m2 total. Një nga avantazhet kryesore të kësaj prone është veranda private prej 8 m2 në hyrje të apartamentit, e pajisur me tende, e cila ofron hapësirë shtesë për relaks dhe shfrytëzim gjatë sezonit veror. Pronë është transformuar nga një njësi biznesi në apartament banimi dhe është investuar në detaje. Falë sistemit të ajrosjes nën-tokësore eliminohet mundësia e lagështirës duke garantuar komoditet dhe mirëmbajtje optimale gjatë gjithë vitit. Zona karakterizohet nga një prej plazheve më të bukura të Golemit me brez të gjatë ranor dhe infrastrukturë të zhvilluar. Në afërsi gjenden supermarkete, farmaci, bare, restorante dhe çdo facilitet i nevojshëm për një jetë komode ose për shfrytëzim sezonal. Gjithashtu ofrohet mundësi parkimi përpara apartamentit të dedikuar rezidentëve, por duke pasur përparësi si apartament katit përdhe. Pronë përbën një mundësi shumë të mirë investimi si për banim ashtu edhe për qira afatshkurtër gjatë sezonit turistik. Për më shumë informacion ose një vizitë në pronë, na kontaktoni.

0 visualizzazioni · Pubblicato il 23/07/2026

Annunci simili